1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mediat e afërta me Vuçiqin pretendojnë se zbuluan gruan që qëndron prapa “non-paper”

Mediat në Serbi pretendojnë se kanë zbuluar personin që mund të qëndrojë prapa të ashtuquajturit “non-paper”, ku flitej për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në raport me Serbinë.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ditë më parë pati deklaruar se bëhet fjalë për një grua shumë të mençur dhe të informuar mirë me problemet e Ballkanit.

Kështu mediat e afërta me presidentin serb, shkruajnë se bëhet fjalë për holandezen Angelina Eichhorst, zyrtare e lartë në Bashkimin Evropian, e cila ka mbajtur pozita të larta në institucionet e BE-së.

E deri më tani ky dokument është kundërshtuar nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, duke thënë se nuk është dokument i këtyre dy shteteve.

Dokumentin e ka kundërshtuar ashpër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se burimi i këtij “non-paper” është në Serbi.

Pas publikimit të këtij dokumenti pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pati thënë se: “Unë e lexova atë në gjysmë të natës së kaluar kur u ktheva nga Brukseli. Ajo letër ishte nga dikush që është shumë i zgjuar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img