1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mediat botërore: Qëndrim dhe sjellje dinjitoze e Haradinajt para Gjykatës, ja çfarë tha…

Të gjitha mediat e fuqishme botërore kanë raportuar për lirimin me kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.
Përvec kësaj, AP, AFP dhe Reuters kanë publikuar edhe fjalët e Haradinajt në këtë gjykatë, shkruan lajmi.net.

“Haradinaj i është drejtuar Gjykatës me mirësjellje dhe i qetë. Zërin nuk e kishte të ngritur. Ai ishte i veshur me tesha elegante, të errëta dhe me kravatë bordo”, shkruan agjencia botërore e lajmeve, AFP.

Tutje, mediat botërore kanë publikuar atë çfarë ka thënë Haradinaj: “Këto akuza që vijnë nga Serbia janë akuza të pastra politike”.

“Kjo që po bëni është abuzim me të drejtat e njeriut”, ka thënë tutje Haradinaj.

Haradinaj do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, ku deri në një vendim tjetër të Gjykatës franceze ai do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Haradinaj u burgos javën e kaluar në Aeroportin e Bazelit, në anën franceze, si pasojë e një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img