Site icon PrishtinaPress

Media serbe e quan Ramush Haradinajn gjakatar

Në pritje të vendimit nga gjykata franceze, për ekstradimin ose jo në Serbi, Ramush Haradinaj po kalon kohë në Strasburg, ku është fotografuar me vëllain e tij, duke pirë verë dhe darkuar në një restorant, nis një shkrim i mediumit serb, Telegraf.rs.

“Haradinaj është arrestuar në bazë të një urdhër arresti për krime lufte më 4 janar në aeroportin e Baselit – Mulhouse, në anën franceze të kufirit Francë – Zvicër. Ish-komandanti i UÇK-së ishte duke shkuar në Basel të Zvicrës – aty ku është pronar i së paku tre hoteleve”, vazhdon shkrimi, transmeton Klan Kosova.

Më tej aty thuhet se vendimi për ekstradimin e Haradinajt në Serbi nga Gjykata e Colmarit është shtyrë për 6 prill, deri atëherë ai është lënë në liri, me kusht që të mos largohet nga Franca.

“Haradinaj ka jetuar në Zvicër ku ka punuar si roje në diskoteka deri kur iu bashkua UÇK-së më 1994”, vazhdon teksti.

“Prokuroria për Krime Lufte është duke kryer hetime kundër Haradinajt për vrasjen e 70 vetave, shumë përdhunime dhe torturë mbi viktimat në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë – krime për të cilat Haradinaj akuzohet direkt. Ndër krimet më mizore janë heqja e kokës së dy foshnjave, përdhunimi i shumë grave në një burg privat, ku janë therur dhe janë torturuar policët e kapur, të cilëve u janë prerë pjesë të trupit kurse dy të tjerë janë varrosur për së gjalli”, janë akuzat për të cilat shkruan Telegraf.rs.

Aty komentohen edhe takimet e Ramush Haradinajt me vëllain Daut Haradinaj, ku shkruan se shihen të lumtur teksa mbajnë duart dhe se Ramushi shkruan se nuk shqetësohet për akuzat ndaj tij.

Exit mobile version