Site icon PrishtinaPress

Media ruse: Vuçiq tani pretendon se municionet dhe armët serbe mund të hyjnë në Ukrainë

Furnizimet dhe armët ushtarake serbe mund të përfundojnë në Ukrainë, thotë presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta ruse, duke iu referuar Financial Times.

“A është e mundur që kjo të ndodhë?” Nuk kam dyshim se mund të ndodhë”, iu përgjigj Vuçiq informacionit se armët serbe mund të hyjnë në territorin e Ukrainës.

Sipas presidentit të Serbisë, ai e di se disa nga armët mund të jenë në Ukrainë.

Vuçiq tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se Beogradi po përpiqet të jetë neutral në situatën me konfliktin në Ukrainë.

Pranoi se tani ka marrëdhënie komplekse me Moskën dhe vendet perëndimore. Megjithatë, presidenti serb siguroi se nuk do të ndihmonte përpjekjet luftarake të Rusisë, shkruan gazeta.

Portali rus lenta.ru kujton se Vuçiq më herët ka thënë se Serbia nuk furnizon me armë as Ukrainën dhe as Rusinë, duke i quajtur të rreme akuza të tilla.

Vuçiq, shkruan lenta.ru, ka premtuar gjithashtu se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për sa kohë që Beogradi ka mundësi të udhëheqë një politikë sovrane. Ai theksoi se Serbia udhëheq një politikë të pavarur. Para kësaj, politikani theksoi se Beogradi nuk do të lejojë askënd të ndikojë në politikën e tij të jashtme.

Exit mobile version