-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Media më e madhe në Danimarkë me shkrim emocionues për Kosovën

Një paraqitej fantastike e lojtarëve në fushë dhe e ‘Dardanëve’ në tribuna ka bërë që Kosova të ketë një vend të merituar në Danimarkë.

Media më e madhe daneze, ‘Ekstrablet’, që ka përcjell nga ‘Fadil Vokrri’ këtë ndeshje, e quan popullin e Kosovës krenar, për të cilët futbolli do të thotë shumë, shkruan prishtinapress.eu

Gazetari derisa ka komentuar momentet kryesore të ndeshjes, ka bërë një përshkrim interesant nga ajo që ka përjetuar në Kosovë.

Ky është shkrimi i ‘Ekstrablet’:

Një popull krenar

Futbolli do të thotë shumë për njerëzit krenarë të Kosovës

Me dorën në zemër gjatë intonimit të himnit, krenaria kombëtare u shfaq te lojtarët e vendit të vogël që aktualisht renditet në pozitën e 130 të FIFA-s.

Dy vjet e gjysmë më parë, ata ishin në mesin e skuadrave më të dobëta në botë, duke zënë vendin 190.

Në tribuna kishte entuziazëm dhe besim ekstrem.

Një driblim i suksesshëm, një kalim i mirë ose një mundësi për gol bënte që tifozët të ‘vlonin’.

Kosova është frymë e ajrit të freskët dhe një vend që dëshiron të përparojë në rrugën e duhur/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img