Site icon PrishtinaPress

Media kroate: Amerika nga frika e skenarit të Ukrainës, i shiti Kosovës sisteme që stopuan tanket ruse

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë.

Krahas rrahjes së të miturve në Vukovar dhe gjykimit të një polici serb të Kosovës në Prishtinë për krime lufte, ky ishte lajmi kryesor në televizionet serbe, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv.

“Ju kujtojmë që forcat ukrainas ishin me sisteme të tilla që shtypën valën e parë të pushtimit rus, kur pamë të shtëna mjaft spektakolare të armatimit të shkatërruar rus, dhe pushtimi në ato ditë të para në fakt dështoi dhe u shndërrua në një luftë shkatërrimi”, shkruan Vecernji.hr, transmeton Klankosova.tv.

Vecernji.hr shkruan se dërgimi i “Javelin” në Kosovë ngriti shumë pluhur në Serbi.

“Ashtu siç ndohë zakonishtë në Serbi, edhe kjo ngjarje nuk është e izoluar. Vjen, për shembull, pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit se Serbia ka të gjithë forcën tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit, por nuk ka fuqi punëtore për këto tanke. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë”.

Mirëpo, asgjë e rëndësishme nuk ka ndryshuar në lidhje me zgjedhjet, nuk ka asnjë reagim konkret apo presion ndaj Vuçiqit në këtë drejtim.

Mediumi kroat e përmend deklaratën e ministri të Jashtëm të Britanisë, David Cameron, i cili në vizitën në Prishtinë, më 4 janar, duke e quajtur Kosovën një partner të veçantë strategjik.

Disa ditë më vonë, ai gjatë një raportimi në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Cameron tha se Britania e Madhe. /Klankosova.tv.

Exit mobile version