Site icon PrishtinaPress

Media e madhe zvicerane: Nuk e duam Serbinë si kundërshtare

Zëvendësredaktori i sportit në gazetën e madhe zvicerane, Blick, Andreas Boni ka zbuluar se nuk do të dëshironte ta kishte Serbinë kundërshtare në Kupën e Botës.

Shorti për Kupën e Botës do të tërhiqet nesër me fillim nga ora 18:00.

“Sigurisht që nuk e duam Serbinë si kundërshtare”, ka thënë Boni gjatë raportimit për shortin.

Kjo, pasi ai tha se nuk do të donte një përballje tjetër të Xhakës dhe Shaqirit me ekipin e Serbisë.

Në Botërorin e vitit 2018, Zvicra e mposhti Serbinë në Rusi me rezultat 2:1, me golat e Xhakës dhe Shaqirit.

Exit mobile version