Media prestigjoze angleze “The Telegraph”, ka shkruar për shtetin e Kosovës, kryesisht për kërkesën e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për adoptimin e qeneve endacak dhe shpërblimin e parave për 50 euro për adoptimin e një qeni.
“Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës, ka ofruar të paguaj qytetarët 50 euro në muaj, (42 paund), kryesisht një të tretën e pagës minimale për shtetit, për çdo qen që ata adoptojnë”, shkruan The Telegraph.
4 mijë qenë kalojnë në rrugë e qytetit të Prishtinës, disa prej tyre janë të qetë, e disa të tjerë mjaft të rrezikshëm, shton media angleze.
Media angleze, ndanë rastin e verës së kaluar, kur një vajzë dy-vjeçare u kafshua në fytyrë nga një qen endacak, në zemrën e Prishtinës, sheshin Nënë Tereza.
Përparim Rama, ka ofrua 50 euro për çdo adoptim të një qeni endacak, sepse siç ka thënë ai, të adoptosh një qenë është e shtrenjtë jo çdo kush i ka paratë.
“Një nga njerëzit e parë që pranoi ofertën ishte Sami Haxhaj, 52- vjeçari mekanik. Ai mori vendimin të adoptoj 10 qenë endacak”, shkruan The Telegraph.
Edhe pse kjo është një kauzë e mirë, sipas Kryetarit Rama, ,me 2 milion euro në dispozicion të komunës, Rama është optimist se problemi do të zgjidhet.
Banorët e kryeqytetit të Prishtinës, janë paraqitur se vetëm një pakicë ka shprehur interesim për të adoptuar një qen endacak, sipas organizatave për të drejtat e kafshëve.
“Familjet në Kosovë marrin vetëm 10 euro në muaj për ndihma të fëmijëve. Disa banorë thonë se nuk është e drejtë qe njerëzit qe adoptojnë një qen, të paguhen 50 euro në muaj, pesë herë më shumë se sa prindërit marrin për fëmijët e tyre”, shkruan media angleze