5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Burim Graiçevci

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Burim Graiçevci.

Ai ka qëndruar në shtëpinë e Bukruie dhe Ajet Graiçevcit, të cilët i dhanë lirisë të birin 19 vjeçar.

“Në një moshë të re, Burimi së bashku me dajën e tij Fitush Kukaj dëshironin që me çdo kusht të vishnin uniformën e UÇK-së, pavarësisht se në fillim ata u refuzuan pasi që Fitushi sapo i kishte mbushur 16 vjet, ata nuk hoqën dorë, por vazhduan të insistonin deri në fund. Kështu ëndrra e tyre u bë realitet dhe të dy u bën ushtarë të ushtrisë më të lavdishme, ushtarë të UÇK-së” tha mes të tjerash Mehaj.

Ky është njoftimi i tij:

Vizitë në familjen e dëshmorit, Burim Graiçevci, ku na pritën nëna e dëshmorit, Bukurie Graiçevci dhe babai Ajet Graiçevci.

Pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ajo gjeti mbështetje të fuqishme tek populli ynë. Një ndër rastet më të veçanta është kur të rinjtë të cilët në disa raste ende nuk kishin mbushur moshën madhore dëshironin të inkuadroheshin në radhët e UÇK-së dhe t’i shërbenin atdheut.

Në një moshë të re, Burimi së bashku me dajën e tij Fitush Kukaj dëshronin që me çdo kusht të vishnin uniformën e UÇK-së, pavarësisht se në fillim ata u refuzuan pasi që Fitushi sapo i kishte mbushur 16 vjet, ata nuk hoqën dorë, por vazhduan të insistonin deri në fund. Kështu ëndrra e tyre u bë realitet dhe të dy u bën ushtarë të ushtrisë më të lavdishme, ushtarë të UÇK-së.

Të dy bashkë pasi kryen trajnimet në Shqipëri, u kthyen në frontet e luftës ku luftuan me nder e trimëri deri në rënjen e tyre heroike.

Vepra të tilla si kjo e Burimit dhe Fitushit, do të nderohen e përkujtohen gjithmonë.

Lavdi!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img