Mot jostabil gjatë javës vijuese, më freskët, kryesisht me vransira e të reshura shiu kohëpaskohe, parashikon “Prishtina Weather”.
7.05.2023 – Mot jostabil parashihet të mbajë gjatë javës së dytë të muajit maj. Të hënën mbetet ende ngrohtë, por se orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vransira e të reshura shiu kohëpaskohe parashihen edhe në ditët vijuese. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nga vlerat normale. Maksimalet zbresin nga 21C, në fillim të javës, deri në 15C e 14C, ndërsa ato minimale luhaten nga 7C deri 10C.
Vranët e me shi paraqitet moti edhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
8.05 – Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vransira të ndryshueshme gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë.
9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.
10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.
11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.
12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.
Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.
Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.