Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka kritikuar ashpër disa emisione dhe përmbajtjen e tyre televizive.
Ai në një diskutim me Leo-n u shpreh se i vjen shumë turp se cfarë sheh në televizor teksa bëri diferencën mes Kosovës dhe Londrës.
“Në Londër sa herë në shtëpi që e kam leshu televizorin çfarë do kanali që e kam qitë nuk më ka ndodhë kurrë që me u skuq se çfarë po shoh në televizor. Në Kosovë kur e qitsha televizorin në disa kanale me vike marre se çfarë folshin – më vike marre si shikues”, u shpreh Xuxi.
“Babës i shkojsha nerva shumë që kritikojsha, e më thojke veç ti bre djali jem i mirë kur po del në televizor të tjerët krejt keq”, tha Xuxi.
Për më shumë detaje nga diskutimi mes Xuxit dhe Leo-s, klikoni në videon në linkun më poshtë.