Në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, të hënën mbrëma një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur trotinetin të cilin ishte duke drejtuar një i mitur.
Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar në QKUK, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.