Presidenti i ShBA’ve, Donald Trump sot ka urdhëruar sulmoi ajrore ushtarake kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS’it dhe terroristëve të tjerë që ai i rekrutoi dhe i drejtoi në Somali.
Trump përmes një shkrimi në rrjetin X thotë se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella. Ata thotë se kërcënuar ShBA’të dhe aleatët e tyre.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake me saktësi kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe drejtoi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.
Tutje, Trump njoftoi se sulmet e ShBA’ve shkatërruan shpellat ku terroristët jetonin.
Po ashtu, presidenti i ShBA’ve kritikoi edhe ish-presidentin amerikan, Joe Bidenin se nuk ka vepruar kundër tyre.
“Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër këtë planifikues të sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe shokët e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “NE DO T’JU GJEJMË DHE DO T’JU VRASIM!”, shkroi Trump.