Edon Zhegrova është i dashuruar marrëzisht me topin.
Ylli kosovar ka kontakt me topin kudo që shkon.
E një gjë të tillë e bëri edhe në sallon ta banesës.
Përfaqësuesi kosovar e ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke bërë ekzibicione të jashtëzakonshme me topin.
“Topi, kudo që jam”, ka shkruar futbollisti i Lillet në “Instastory”, ku i shfaq aftësitë e tij të pabesueshme.
Futbollisti ofanziv njihet për teknikën e tij të përsosur, përmes së cilës i kalon me lehtësi kundërshtarët, ndërsa e ka dhunti edhe aspektin e spektaklit me topin duke bërë gjëra që pakkush mund t’i bëjë.
Për më tepër, mund ta shikoni videon e mëposhtme.