Site icon PrishtinaPress

“Më tmerruan familjen”, Gjiko reagon sërish ndaj akuzave se ka abuzuar me një të mitur

Gjiko ka bërë një reagim për ngjarjen që ndodhi në Prishtinë, ku pesë të rinj abuzuan seksualisht për disa orë një vajzë 11 vjeçare. Reperi iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët të cilat nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre.

Sipas reperit Gjiko, janë prindërit ata që nuk kanë kontroll mbi fëmijët e tyre. Që sipas tij fëmijët kanë qasje në faqe pornografike.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe internacional”, tha ai.

Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë. Shumica e projekteve tana janë për 16+, është shprehur ai mes tjerash. Reperi ka folur dhe për akuzat se ka përdhunuar një të mitur, që janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj”, tha Gjiko.

Në shkrimin e tij ne rrjetin social “Instagram”, ai theksoi se nuk ka dhunuar askënd, një burrë i vërtetë flet vetëm një herë dhe nuk ka nevojë të gënjejë.

Më tutje reperi Gjiko falenderoi të gjithë ata që nuk e kanë paragjykuar dhe vazhdojnë ta mbështesin.

“Drejtësiado të flasë dhe kjo është arsyeja që nuk kam reaguar deri tani.Nuk kam dashur që familjës time t’i shkaktoj stres, po prapë ata i’a arritën, e shqeësuan dhe tmerruan familjen time me lajme fake”, përfundoi ai.

Exit mobile version