Site icon PrishtinaPress

“Më tha po shkoj te një shok e më s’u kthye”, flet nëna e Valon Kabashit, të vrarë në Kumanovë

U mbajtën homazhe përkujtimore për rënien e tetë dëshmorëve të Kumanovës të vrarë më 9 e 10 Maj të vitit 2015 në luftë me forcat e sigurisë së Maqedonisë.

Në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës, u mblodhën familjarë e bashkëvendas të atyre që ranë në këtë betejë që u njohën si ‘Grupi Kumanova’.

Për Gazetën Demos, nëna e Valon Kabashit thotë se nuk diti asgjë për djalin i cili iu largua për t’iu bashkuar grupit që do të luftonin kundër forave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut. Ajo thotë se Valoni i kishte thënë se po shkon te një shok dhe më su kthye.

Në anën tjetër, nëna e Arben Rexhaj thotë se ishte kundër që djali i saj ti bashkangjitet luftës kundër pushtetit porse u largu gjersa një ditë ajo nuk ishte në shtëpi. Ajo thotë se Arbeni la pas gruan dhe tre fëmijë, ndërsa një kritikë pati edhe për Qeverinë e Kosovës që sipas saj, nuk mori mundin asnjëherë të përkujdeset për familjarët që humbën më të dashurit e tyre.

E kritika të drejpërdrejta për politikanët e Kosovës pati edhe nga familjari i Mirsad Ndrecajt, i cili për Gazetën Demos thotë se ata përveç përfitimeve financiare asnjëherë nuk u morën me luftëtarët që pa të drejtë po mbahen në burgun e Kumanovës e as për familjarët e të vdekurve që sot po bëjnë homazhe. Tutje Ndrecaj thotë se duhet të kihet frikë se do ti zë gjaku i Mirsadit dhe i të tjerëve që ranë në Betejën e Kumanovës.

Përveç familjarve, pjesëmarrës në këto homazhe ishin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorve e të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Për Gazetën Demos, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorve, Xhavit Jashari  thotë se pret që edhe nëse nuk mund të lirohen si të pafajshëm nga burgu i Maqedonisë së Veriut, të burgosurit së paku të mbajnë dënimin me burg në Kosovë. Ndërsa për të vrarët thotë se ata nuk janë dëshmorë të Kumanovës por të gjithë kombit.

 

Exit mobile version