U mbajtën homazhe përkujtimore për rënien e tetë dëshmorëve të Kumanovës të vrarë më 9 e 10 Maj të vitit 2015 në luftë me forcat e sigurisë së Maqedonisë.
Në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës, u mblodhën familjarë e bashkëvendas të atyre që ranë në këtë betejë që u njohën si ‘Grupi Kumanova’.
Për Gazetën Demos, nëna e Valon Kabashit thotë se nuk diti asgjë për djalin i cili iu largua për t’iu bashkuar grupit që do të luftonin kundër forave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut. Ajo thotë se Valoni i kishte thënë se po shkon te një shok dhe më su kthye.
Në anën tjetër, nëna e Arben Rexhaj thotë se ishte kundër që djali i saj ti bashkangjitet luftës kundër pushtetit porse u largu gjersa një ditë ajo nuk ishte në shtëpi. Ajo thotë se Arbeni la pas gruan dhe tre fëmijë, ndërsa një kritikë pati edhe për Qeverinë e Kosovës që sipas saj, nuk mori mundin asnjëherë të përkujdeset për familjarët që humbën më të dashurit e tyre.
E kritika të drejpërdrejta për politikanët e Kosovës pati edhe nga familjari i Mirsad Ndrecajt, i cili për Gazetën Demos thotë se ata përveç përfitimeve financiare asnjëherë nuk u morën me luftëtarët që pa të drejtë po mbahen në burgun e Kumanovës e as për familjarët e të vdekurve që sot po bëjnë homazhe. Tutje Ndrecaj thotë se duhet të kihet frikë se do ti zë gjaku i Mirsadit dhe i të tjerëve që ranë në Betejën e Kumanovës.
Përveç familjarve, pjesëmarrës në këto homazhe ishin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorve e të Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Për Gazetën Demos, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorve, Xhavit Jashari thotë se pret që edhe nëse nuk mund të lirohen si të pafajshëm nga burgu i Maqedonisë së Veriut, të burgosurit së paku të mbajnë dënimin me burg në Kosovë. Ndërsa për të vrarët thotë se ata nuk janë dëshmorë të Kumanovës por të gjithë kombit.