-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Më tha je thjesht një vajzë e bukur” – Luana Vjollca tregon një tjetër histori se si u bullizua nga kolegu i punës

Artistja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka rrëfyer një tjetër histori personale në kuadër të “Thuaje”.

Në pjesën e radhës të këtij projekti të quajtur “Isha” –  ajo bën thirrje për vajzat që ta duan dhe ta mbështesin njëra-tjetrën për të çuar përpara zërin dhe fuqinë tonë.

Në vazhdimin e rrëfimeve, këngëtarja tregoi se si ishte paragjykuar thjesht për faktin se ishte një vajzë e bukur.

Luana Vjollca (Foto: YouTube)

Ajo madje në lidhje me këtë zbuloi dhe një histori tjetër bullizmi në fillimet e karrierës.

“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar”, tha ajo.

“E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha sot shihesh dhe nesër harrohesh”, vazhdoi më tej biondja.

Luana Vjollca (Foto: YouTube)

“Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq”, theksoi tutje Vjollca.

“Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”, ka shtuar më tej ajo.

“A me ra” që lidhet më këtë rrëfim publikohet në javën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img