Sot qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje e cila do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e qeverisë së Kosovës.
Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me shumë përfaqësues të kompanive të ndryshme.
Ai përveç të tjerash është takuar edhe me kompaninë e taksive, Uber, për të cilën ka folur fjalë mjaftë të mëdha.
Kurti gjithashtu në SHBA ka takuar edhe një hoxhë shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës nuk ka zhvilluar ende asnjë takim me figura të larta politike të SHBA-ve dhe nuk dihet nëse kjo do të ndodh ditëve në vazhdim.