Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.P., për veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës.
Advertisement
Sipas aktakuzës, i pandehuri më 9 gusht 2019, rreth orës 13:50, në Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në vendngjarje për dëmtim të pronës, i pandehuri H.P. i drejtohet me fjalët “largohuni prej këtu se me bë me ta lidhë një shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e di me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i pandehuri shoqërohet në stacionin policor.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.
PostAdss