Site icon PrishtinaPress

”Me Strategjinë e re dhe liberalizimin e tregut, Kosova siguron stabilitet energjetik”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar forumin e nivelit të lartë për energjinë “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”.

Këtu u diskutua për rëndësinë e strategjisë së energjisë dhe zbatimin e saj, për sfidat aktuale dhe të ardhshme të liberalizimit të tregut, për reformat kyçe që do të ndërmerren dhe për zbatimin e masave të buta WB6, vazhdimi i përpjekjeve për integrimin rajonal të tregut, si dhe detyrimet e rëndësishme ndërkombëtare të cilat i ka marrë përsipër Kosova.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se sfida më e madhe me të cilën përballet sektori i energjisë vazhdon të jetë siguria e furnizimit me energji elektrike, si pasojë e vonesave në ndërtimin e termocentralit të ri të prodhimit të energjisë elektrike të bazuar në thëngjill, si dhe vonesave në zëvendësimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve të prodhimit.

Si dokument afatgjatë thelbësor për zhvillimin e sektorit të energjisë, ministri Stavileci tha se  strategjia e re përcakton objektivat themelore të qeverisë në zhvillimin e sektorit të energjisë.

Kryeministri Isa Mustafa tha se reformat e përgjithshme paraqesin sfidë institucionale dhe ekonomike për sektorin e energjisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadori amerikan, Greg Delawie, theksoi se viti 2017 është një kthesë e rëndësishme në sektorin e energjisë, por edhe përkundër të arriturave ende paraqet një sfidë për furnizim stabil që bëhet përmes dy centraleve të vjetruar.

Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësuesi e Bankës Botërore në Kosovë dhe ai i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Exit mobile version