Premtimin se deri në vdekje do të qëndrojnë bashkë në të mirë e në të keq e kanë thyer shumë çifte në Kosovë gjatë këtij viti. Afër 1500 çifte nënshkruan divorcin për 10 muaj të 2023’ës. Listës i kryesojnë çiftet nga Komuna e Prizrenit.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur për Insajderin se përgjatë periudhës janar-tetor 2023 gjithsej 1493 çifte janë shkurorëzuar.
Muaji që prin për më së shumti ndarje është tetori me gjithsej 179 raste të tilla.
Ndërkaq, muaji me më së paku ndarje ishte shkurti me 122 raste.
Komunat me më së shumti divorce gjatë muajve të vitit 2023:
Janar – Podujeva 20 raste
Mars – Prizreni 29 raste
Prill – Mitrovica 12 raste
Qershor – Prishtina 13 raste
Korrik – Prizreni dhe Prishtina me nga 13 raste
Gusht – Prizreni 14 raste
Shtator – Mitrovica 16 raste
Tetor – Prizren 25 raste
Kurorëzimet e çifteve:
Nga periudha janar-tetor 2023 në Kosovë janë kurorëzuar 1417 çifte. Kështu kanë bërë të ditur nga ASK.
Prishtina është qyteti me më së shumti kurorëzime. Saktësisht 145 raste.