Site icon PrishtinaPress

“Me shokët nuk puthem”, Fifi e revoltuar ndaj Granitit ndërsa shpreh një tjetër skenë xhelozie

Ata kanë ngelur miq të mirë, por përkundër kësaj po vazhdojnë të ngacmohen nga njëri-tjetri.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), Filloreta Raçi-Fifi dhe Granit Cana kanë pasur sërish një diskutim në mes vete.

Artistja nga Ferizaj ka shprehur një tjetër xhelozi kundrejt ish-futbollistit duke treguar një rast që ka ndodhur me një banore tjetër.

Fifi dhe Granit (Foto: Instagram)

“Të pashë sot në diell aty”, ka thënë Fifi derisa ka qenë një reagim edhe nga Cana duke shtuar: “Ne jemi që një kohë këtu dhe duhet të rrimë me dikë, të bëjmë shoqëri”.

“Me shokët nuk puthem”, u shpreh më tej këngëtarja.

Graniti tanimë ka deklaruar se dëshiron të mbetet shoqe me Fifin, pavarësisht që ka një pëlqim.

Ish-futbollisti në një rrëfim të bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tha se është akoma i dashuruar në një vajzë nga Peja, me të cilën edhe ka bashkëjetuar.

Banorët do qëndrojnë në shtëpi deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version