-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Me shkak shpifjen, paditet këshilltari i ministres Nagavci

Avokati Driton Muharremi ka njoftuar se sot ka paditur për shpifje Valdrin Dervishajn, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Muharremi tha se ka kërkuar po ashtu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

“Sot kam ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it z. Valdrin Dervishaj si dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistoj të njejtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtareve te MASHT dhe se ky e din epilogun e ketij hetimi”, tha Muharremi.

“Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do ti dhuroj në Fondacionin per te drejtat e kafshëve”, shtoi ai me anë të një postimi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img