Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për fitor Ballkanin në ndeshjen që do të luhet sonte në “Fadil Vokrri”.
Përmes një video mesazhi, Kurti shfaqet me një shall të Ballkanit, rrugës për në stadium, ku do të bëjë tifozëri për ekipin nga Suhareka.
“Shihemi në ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin. Forca djema!” shkroi Kurti në facebook.
Ky është mesazhi i plotë i Kurtit:
Ballkani ndeshet sonte me Sivassporin nga Turqia, në kuadër të Conference League./Prishtinapress/