3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

“Me Samiun koha punon kundër Drenicës”/ Çfarë po ndodhë kështu, të gjithë janë kundër Lushtakut! “A po i tutë ministrat e Albinit”?

Ish-mjeku i UÇK-së, dhe ish-kandidati i LVV-së për deputet të Kosovës, Liri Loshi, është dalë kundër Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt.

Loshi përmes një postimi në Facebook, thotë se me Lushtakun koha punon kundër Drenicës.

Sipas tij, gjenerali më nuk i duhet asgjë Skenderajt, por shton se qytetarët mund ta provojnë edhe katër vjet.

“Ku me ditë, mos po ban vaki me ba shelgu rrush! Apo, mos po ban vaki e Lushtaku po i tutë edhe ministrat e Albinit!”, shkruan Loshi në Facebook.

Loshi tutje shprehet se, Lushtaku tash më nuk ka as dije, as miq e as forcë.

Postimi i plotë:

Nuk mundet Sami Lushtaku me shku në qeveri qendrore dhe me imponu projekte për Skenderajn qysh ka ba përpara, për arsye se Vetëvendosje nuk e vetë kah i ka dajtë.

Kjo me fjalë shumë të thjeshta do me thanë se gjenerali ma nuk i duhet asgjë Skenderajt. Po n’daqi provojeni edhe katër vjet! Ku me ditë, mos po ban vaki me ba shelgu rrush! Apo, mos po ban vaki e Lushtaku po i tutë edhe ministrat e Albinit!

Kur nuk bën punë dija, bën punë miqësia! E kur nuk bën punë miqësia, bën punë forca. Gjenerali tash nuk e ka as dijen, as miqtë e as forcën.

Qytetarët tash kanë vetëm një motiv me e votu Sami Lushtakun për kryetar të Skenderajt. Ky motiv asht me tregu se kanë inat të madh me Albin Kurtin që e ka mund PDK-në. Ama, kësaj i thonë “për inat të resë më vdektë djali!”.

Drenicasit duhet me e gjetë mënyrën që koha me punu ende për ta. Me Sami Lushatkun koha punon kundër Drenicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img