13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Më rrah çdo javë”: Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë brutale ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim policor

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Fushë Kosovë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dijes e 33-vjeçarja ka deklaruar se është viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, madje ka deklaruar se ai e rrah pothuajse çdo javë.

Bazuar në dëshminë e saj, burri me të cilin ka tre fëmijë, së fundi e ka sulmuar fizikisht dy herë brenda ditës duke e goditur brutalisht në pjesë të ndryshme të trupore. 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta arrestuar të dyshuarin, mirëpo ai momentalisht ndodhet në arrati dhe ka qenë e pamundshme të kontaktohet.

Viktima bashkë me tre fëmijët pre 1 deri në 11 vjeç, për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img