Site icon PrishtinaPress

Me ritëm të lartë pune, Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po përgatisin hapjen në Prishtina Mall të dyqaneve të tyre më të mëdha në Ballkan

Markat e njohura të veshjeve po mbërrijnë në Prishtina Mall! Gjiganti i modës Inditex Group, po bëhet gati të transformojë përvojën e blerjeve me hapjen e dyqaneve më të mëdha dhe unike në Prishtina Mall.

Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po punojnë intensivisht që në fund të kësaj vere t’i hapin dyert për ju dhe të jenë gati me ofertat e tyre të jashtëzakonshme dhe unike që përcaktojnë trendet e reja të modës.

Ky gjigant i modës do të sjellë përjetime të reja në këtë industri përmes ndërthurjes së dizajnit bashkëkohor dhe elegancës së përjetshme.

Bëhuni gati për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius në Prishtina Mall dhe merrni pjesë në revolucionin që do sjellin këto brende në fushën e modës në Kosovës me produktet e tyre të cilat ofrojnë përshtatje të larmishme për të gjithë, duke përfshirë të rinjtë dhe të rriturit.

Mirë se vini në të ardhmen e modës në Prishtina Mall!

Prishtina Mall është qendra më e madhe argëtuese dhe tregtare në Evropën Juglindore me sipërfaqe të përgjithshme prej 239,111 m2 dhe hapësira për shitje prej 114,699 m2.

Prishtina Mall është destinacioni i shopping-ut dhe zbavitjes për të gjitha vendet e rajonit. Kjo qendër ofron hapësirën më të madhe për lojëra argëtuese në Evropë, me plot 11,000 m2 që do t’i kushtohet gëzimit dhe argëtimit, me të gjitha llojet e lojërave dhe aktiviteteve për fëmijë dhe të rritur.

Prishtina Mall ofron mbi 200 brende ndërkombëtare, operatorin më të madh të kinemave në Evropë, pa harruar mbi 5,000 vende parkimi.

 

Exit mobile version