Site icon PrishtinaPress

Me rëndësi: Nga sivjet do të paguani tatim edhe për tokë

Nga viti 2019, fatura juaj e tatimit në pronë do të përfshijë edhe tatimin në parcela, raporton EkonomiaSot.

Tatimi ne toke ka do te implementohet me 2019 per parcela ne kategorite e prones pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale. Per parcela bujqesore, tatimi ne toke do te implementohet me 2020. Toka e kultivuar bujqesore do te lirohet nga tatimi ne prone.

Tatimi do të jetë i bazuar në vlerën e vlerësuar të parcelave. Vlera e vlerësuar reflekton vlerën e tregut dhe ajo përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror.

Për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht.

Kjo do të bëhet përmes një zbritje e përgjithshme gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme.

Exit mobile version