Site icon PrishtinaPress

Me rekomandim të MSh-së, Qeveria më 22 qershor do të hap edhe katër pika tjera kufitare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka kërkuar të miratohet vendimi për hapjen edhe të katër pikave tjera kufitare.

“Kërkesa e MSH është që të plotësohet dhe ndryshohet pika 5 e vendimit të qeverisë të datës 31 maj 2020, ku u hapën  pikat kufitare Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. Është parë e domosdoshme që shkaku i fluksit të qytetarëve të hapën edhe pikat kufitare Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë. MSH në bashkëpunim me MPB do të analizojë situatën që gradualisht të hapë edhe pikat tjerat kufitare”, ka thënë Zemaj.

i ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi më datën 22 qershor 2020. Ky vendim u miratua me shumicë votash.

Zemaj poashtu ka bërë të ditur se sot do tu shpërndahet manuali për mbrojtje ndaj COVID-19, të gjitha institucioneve publike e private.

Zemaj ka kërkuar nga Qeveria që të obligojë për zbatim të këtij manuali, duke thënë se respektimi i masave që përmban ky manual do të mbikëqyret rreptësishtë

Exit mobile version