3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Me pyeti çka janë këto alarme”, vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Në seancën gjyqësore për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët Shefqet dhe Isa Mehmetaj, kanë rrëfyer se si ishin sjell në natën kritike të akuzuarit në këtë rast.

Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rast që ka ndodhur më 26 nëntor 2021, po akuzohen Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj.

Dëshmitari, Shefqet Mehmetaj, kushëri i të akuzuarve, tha se kishte dal nganjëherë me ecë me të akuzuarin Halil nëpër fshat, mirëpo më shumë tha se kishin qëndruar nëpër çajtore.

“Halili ka qenë gjithmonë i fortë, u mundu edhe neve me na ngushëllu… s’ki mujt me vrejt që i ka ndodh ajo fatkeqësi, mos mu kallxu i ligt”, tha dëshmitari Mehmetaj.

Më pas, i njëjti tha se ata nuk kishin pasur bisedë lidhur me hakmarrjen për vajzën e tij, dhe se sipas tij, ata nuk kishin pasur asnjë shenjë për hakmarrje.

Lidhur me ditën kritike të ngjarjes, ai tha se kishte qenë në lokalin e Agronit, afërsisht në orën 18:30, duke shtuar se aty e kishte takuar të akuzuarin Halil, ku kishte qenë i vetëm në një tavolinë.

“Vjen Agroni edhe më thotë o tezak ka ndodh diçka. Lajmi o kon kështu që gjaja çika e Florimit e ka vra shoferin e autobusit. Agronit i ka ardh infromata kështu, unë jom qu në atë moment në komë si e pabesueshme për mu”, tha dëshmitari Mehmetaj.

Ai tutje tha se një person tjetër kishte ardhë dhe ju ka treguar që dikush kishte sulmuar autobusin dhe ka vra shoferin dhe fëmijët.

Tutje, dëshmitari Mehmetaj tha se së bashku me të akuzuarin Halil dhe disa persona tjerë me veturën e tij kishin shkuar në vendngjarje dhe e kishin parë se ishte rrethuar me shirita dhe policë.

Gjatë asaj nate, dëshmitari Mehmetaj tha se ishin kthyer përsëri në atë lokal derisa ishte kuptuar se dy fëmijët kishin ndërruar jetë.

“Atëherë si fshat 30-40 vet që ishim jemi bashku me shku te familja Hamzaj, gjithë si bashkëfshatar me ju shpreh ngushëllime e me kan afër tyne”, tha dëshmitari Mehmetaj.

Tutje, dëshmitari tha se më pas kishte ardhur i akuzuari Halili, dhe prapë më të kishin shkuar tek familja e Hamzaj për vizitë disa minutshe.

Ai tha se te Halili nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim, tjetër por si gjithë të tjerët.

Dëshmitari Mehmetaj, në fund tha se djemtë e të akuzuarit Halili nuk i kishte parë atë natë.

Më pas u dëgjua edhe dëshmitari, Isa Mehmetaj, i cili tha se dita kritike për të kishte qenë ditë e zakonshme pune, e ku ndërkohë atë ditë ishte takuar me shoqëri dhe me të akuzuarin Kreshnik, afërsisht orës 16:00, dhe ishte larguar.

“Kontakt fizik s’kam pasur me të më, vetëm në mbrëmje kur ka ndodh rasti janë dëgjuar sirenat e policisë, edhe më ka shkru tekstualisht se ‘çka janë këto alarme’ unë i thash ‘janë bë do vrasje”, tha dëshmitari Mehmetaj.

Sipas dëshmitarit, i akuzuari Kreshnik, e kishte telefonuar pastaj për ta pyetur lidhur me ato sirena të dëgjuara, e ku dëshmitari tha se iu kishte përgjigjur që janë vra disa nxënës dhe shoferi i autobusit.

“Kur me ka thirr Kreshniku jemi kon në lokal të Agron Mustafës, qaty përpara diku, dikush ka shku te vendi i ngjarjes, unë kam ndejt aty se u kan tu ra shi e kam qenë i veshum holl, pastaj kam vazhdu për shtëpi, dhe jam dal prap”, tha dëshmitari.

Atë natë, ai tha se të akuzuarit tjerë Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, nuk i kishte parë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img