1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Më policë e hetues: Komisioni i caktuar nga Haxhiu “në aksion” te zyra e përmbaruesit Mulhaxha

Një komision ad hoc i formuar nga ministrja Albulena Haxhiu nuk ka arritur të kryejë punën për të cilën është ngarkuar të mërkurën.

Ata ishin “në mision” për ekzekutimin e një vendimi administrativ që kishte të bënte me lëndët e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, të shkarkuar në muajin shkurt të këtij viti.

Vendimi parashihte marrjen e lëndëve përmbarimore nga përmbaruesi Mulhaxha dhe transferimin e këtyre lëndëve te përmbaruesit e tjerë në territorin e Prishtinës.

Por, veprimi i tyre i paralajmëruar vetëm 20 orë më parë (të martën), është kundërshtuar ashpër nga Mulhaxha. Ai ka konsideruar se fushëveprimi i këtij komisioni të themeluar nga MD-ja është i kundërligjshëm dhe arbitrar.

Mulhaxha ka thënë se procesi i transferimit të lëndëve të tij ka qenë i pamundur të realizohej sot. Ka thënë se në orën 10:00 të së mërkurës ka obligime familjare. Ka thënë se anëtarët e komisionit dhe Ministria e Drejtësisë kanë tentuar me vetëgjyqësi të zbatojmë vendimin.

“Unë në orën 10:00 jam në një udhëtim familjar. Kam obligime. Nëse t’i mendon me zbatu vetëgjyqësi, urdhno. Nëse ti do me hy brenda, i ki policinë me veti, urdhno”, i drejtohet Mulhaxha, kryesuesit të komisionit, Labinot Gashit të Ministrisë së Drejtësisë.

Kryesuesi i komisionit ka thënë se ai e ka obligim ta zbatojë vendimin e ministres Albulena Haxhiu.

“Unë e kam vendimin e ministres Haxhiu me zbatu”, ka thënë Gashi.

Në fund, Komisioni i caktuar nga MD-ja është pajtuar që procesi të vazhdojë më 18 shtator.

Ndërkaq, Mulhaxha ka thënë se do të ushtrojë padi për vendosje të masës së sigurisë ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e komisionit dhe transferimin e lëndëve të tij te përmbaruesit e tjerë.

“Kërkesa ime është me shty realizimin e procesit më 18 shtator dhe me na jep përshkrimin e plotë të detyrave se si do ta realizoni procesin e transferimit të lëndëve”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img