Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është deklaruar edhe njëherë për arsyen pse nuk po ndërton fabrika në Kosovë, raporton Express.
Duke iu përgjigjur një ndjekësi, Pacolli ka thënë se më parë do të shkonte në Hënë se sa do të merrte lejen nga kjo Qeveri për të ndërtuar fabrikë në Kosovë.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk do të ia jepte kurrë lejen për ndërtimin e një fabrike në vend.
Tutje, Pacolli ka thënë se nuk është e rastësishme që ai investon në shtetet fqinje.
“Mos harroni, unë do të shkoja më parë në Hënë se sa të merr lejen nga kjo qeveri për të ndërtuar një fabrikë të tillë. Do të investoja qindra miliona në këtë fushë (është shumë fitimprurëse) por kjo qeveri nuk do të më japë kurrë leje, edhe pse nga ana tjetër unë jam punëdhënësi më i madh privat në Kosovë e kam demonstru se kam mundesi dhe di me e be. Nuk është e rastit që unë sot investoj në shtetet fqinje”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Express