Kenan Hasani, Okan Hasani dhe Lum Dervishi të dyshuarit që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla janë shoqëruar të prangosur për në gjykatë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.
Gazeta Insajderi sjell foto të tre sulmuesve të Valon Sylës ata u paraqiten me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr.
Seanca ndaj tyre do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.
Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kishin sulmuar.