6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Më pak thëngjill i prodhuar gjatë muajit shtator

Gjatë muajit shtator të këtij viti është prodhuar më pak thengjill, se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Kështu thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

” Më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023 sesa në shtator 2022. Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në raport po ashtu thuhet se gjatë muajit shtator të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GËh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GËh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%.

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Shtator 2023 me Shtator 2022:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img