2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Me ngjyra serbe në hartën e Kosovës, Nedeljkoviq lirohet dhe provokon menjëherë

Nikolla Nedeljkoviq, 20-vjeçar me përkatësi serbe, tashmë është larguar nga Kosova pas lirimit nga paraburgimit. Madje, siç raportojnë meidet serbe, ai tashmë gjendet në Serbi, pasi ka kaluar pikën kufitare në Mutivodë.

Në një video të publikuar nga Informer, Nedeljkoviq shihet teksa përqafon motrën dhe prindërit e tij.

Ai ka veshur edhe një fanelë, ku shihet Kosova e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb.

“Jam mirë, mezi pres t’i përqafoj prindërit e mi” – tha ai pak minuta pasi e kaloi pikën kufitare në Mutivodë.
Kujtojmë që në fillim të muajit dhjetor, Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes, e kishte ndryshuar dënimin e Nedeljkoviq nga tetë muaj në gjashtë muaj me burg.

Por, atij i është ndaluar rifutja në Kosovë për një periudhë një vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img