Alef Firmino nuk do të jetë pjesë e Llapit për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti brazilian, karrierën do ta vazhdoj te skuadra malazeze, Sutjeska Niksic, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për largimin e Firminos e ka bërë të ditur skuadra e Llapit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Alef Firmino ishte pjesë e Llapit nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime.