Site icon PrishtinaPress

Më në fund…Barcelona e regjistron Olmon

Barcelona më në fund ka arritur ta regjistrojë transferin e vet më të ri, Dani Olmo.

Olmoja u transferua dy javë më parë te Katalunasit, por klubi i keqmenaxhuar nuk kishte se si ta regjistronte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë La Liga përmes një postimi në X.

Blaugranëve iu desh ta huazojnë Vitor Roquen e Clement Lengletin, ta lënë Ilkay Gundoganin të largohet në kuadër edhe të disa largimeve më të vogla, dhe prapë hasnin në telashe për ta futur 26-vjeçarin në regjistër.

Kështu, Olmoja do të jetë në dispozicion për Barcelonën në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos në mesjavë në kuadër të La Ligës.

Exit mobile version