2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Me ndihmën e këtij truku do ta gatuani picën më të pëlqyer ndonjëherë!

Ekspertët e kulinarisë theksojnë që truku qëndron në përgatitjen e picës më të mirë pikërisht në temperaturë pjekjeje

Për shkak të shijes së parezistueshme, pica është ndër ushqimet më të pëlqyera të shumicës, mirëpo kur i gatuajmë në variantin e shtëpisë, zakonisht nuk na dalin si në restorante dhe piceri, transmeton Telegrafi.

Shumë amvisa, kur gatuajnë për familjarët e tyre, më së shumti kujdes i kushtojnë shpërndarjes së perimeve, mozzarellës dhe proshutës në brumë. Mirëpo, pa dashje brumin e lënë në temperaturën në të cilën duhet të piqet.

Në të vërtetë, picat në restorante dhe piceri piqen në furra rrethore në temperaturë prej 239 gradësh Celsius, andaj nxehtësia përhapet në mënyrë të barabartë.

Pra, nëse e gatuani në kuzhinën tuaj në furrë të zakonshme, do të duhej ta nxehni në 230 gradë Celsius dhe vetëm atëherë ta fusni picën që të piqet.

Gjithashtu nëse në brumë keni radhitur perimet të cilat mund të lirojnë ujë, është me rëndësi që ta piqni disa minuta më shumë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img