Site icon PrishtinaPress

Me Nagavcin në krye të arsimit, ASK nxjerr statistikat: Më shumë nxënës zgjodhën arsimin privat vitin e fundit

Agjencia e Statistikave e Kosovës në raprotet e saja peridoke, ka nxjerrë statistikat për gjendjen e arsimit në vend, dhe preferencat e fëmijëve dhe të rinjëve se ku duan të arsimohen, në sekrotin publik apo privat.

Meqenëse në dy vitet e fundit jemi në qeverisjen e Albin Kurtit dhe ministre të Arsimit Arbërie Nagavci, shihet fare qartë në statistikat e ASK se nxënësit në vendin tonë vitin e fundit kanë filluar të parapëlqejnë arsimin e sektorit privat në vend, shkruan lajmi.net

Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2022/2023 krahasuar me 2021/2022

Në raportin e ASK-së, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2022/2023 ishte 220 mijë e 578, prej tyre në sektorin publik ishin 212 mijë 967 ose 96,5% dhe në sektorin privat 7 mijë 611 ose 3,5%.

“Krahasuar me vitin shkollor (2021/2022) ku numri i nxënësve ishte 224 mijë e 429, prej tyre në sektorin publik ishin 217 mijë e 977ose 97,1%, ndërsa në sektorin privat 6 mijë e 452 ose 2,9%. Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2021/2022”, thuhet më tej në raportin e ASK-së

Exit mobile version