Këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna, është mjaft aktive në muzikë që pas rikthimit të saj.
Si rrjedhojë, Tuna po vazhdon të jetë mjaft aktive me paraqitje të ndryshme nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dyshemeja” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga paraqitja e saj më e fundit në një nga mbrëmjet muzikore.
E veshur me një kostum të kuq të ngushtë, Tuna theksoi mjaft mirë siluetën e saj të trupit.

Ndërkohë pjesa e hapur te dekolteja, vuri gjithashtu në pah gjoksin atraktiv të këngëtares shqiptare.

“Me mua në të kuqen”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

