E nderuara familja Kaçinari,
Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit , të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.
Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë.
Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm.
Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.