Site icon PrishtinaPress

“Më mirë të jesh mbret në fshatin tënd”, ish-futbollisti i njohur këshillon Mbappen që të mos transferohet te Real Madridi

Kylian Mbappe pritet që edhe verën e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes.

Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, teksa kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit.

Por, gjiganti spanjoll përmes një komunikate zyrtare të lëshuar ditën e djeshme, mohoi të ketë ndonjë bisedim me lojtarin apo përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, Mbappes i është thënë që të mos bashkohet me Real Madridin nga ish-lojtari i njohur francez, Samir Nasri, i cili i tha për “Journal du Dimanche” se do të ishte më mirë që 24-vjeçari të qëndrojë “Parc des Princes”.

“Ai është nga rajoni i Parisit. Unë do të qëndroja në PSG në vend që të shkoja te Real Madrid për të fituar Ligën e Kampionëve. Nëse Marseille do të kishte qenë në pronësi të Katarit kur unë isha në klub, nuk do të isha larguar kurrë. Mendoj se është më mirë të jesh mbret në fshatin tënd”, tha Nasri.

Real Madridi do të shpresojë që Mbappe të mos marrë këshillat e Nasrit, megjithëse do të ketë shqetësime duke pasur parasysh se si ishte situata më shumë se dy vjet më parë, kur ylli i Francës zgjodhi të qëndrojë në PSG.

Exit mobile version