Vazhdon të diskutohet kërkesa për ekstradim nga Kosova, për reperin Noizy e Stresi.
Ky i fundit ka bërë një reagim të ashpër kundër ministres Albulena Haxhiu.
Në rrjetet sociale, Stresi ka bërë disa reagime, duke dalë hapur kundër Medi Isenit, personit me të cilin dyshohet se ka pasur probleme gjatë incidentit. Këto postime kanë ndezur më tej spekulimet dhe interesin publik rreth çështjes.
Në reagimin e fundit Stresi ka shkruar duke bërë tag ministren Albulena Haxhiu.
“Nuk më takon me fol per çeshtjet e brendshme te Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marr me ne. Sa njerez rrehen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre.
Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi“, ka shkruar Stresi.