9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Me mikun tim Vedat Muriqi”, Vlora Çitaku sërish shpotitë Adriatik Kelmendin

Një status i drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi mjaftoi që ky i fundit të ishte në faqen e parë e gazetave satirike, dhe të shkonte viral me u ‘përqeshje” në rrjet.

Në mesin e personave që shpotitën Kelmendin ishte edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku, e cila përveç një komenti epik që kishte lënë sipër një fotografie të drejtorit të Klan Kosovës sot postoi një fotografi me futbollistin prizrenas të Mallorcas, Vedat Muriqin, me ç’rast edhe shkroi: Me Mikun tim, Vedat Muriqi.

Në postimin e ish-ambasadores vihet re edhe komenti i deputetes nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, e cila e ka etiketuar gazetarin, Adriatik Kelmendi.

“Adriatik Kelmendi, a je andej” – shkroi ajo. 

Kujtojmë se, “Mikut tim, Mbretit Charles, i uroj ditë të qeta mbretërore”, ishte postimi i Kelmendit shkruar pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, e cila ia la fronin djalit të saj Charles. 

Teksa, “M’ka pase tregu njehere qysh jeni kacafyte ne bazen“, ishte komenti shpotitës i Çitakut në postimin e Klemendit.

“s’dike me notu, biri”, ishte komenti kthyes i gazetarit Kelmendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img