2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Me mbështetjen e Gjermanisë, Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave

Kosova ka nisur një projekt për ta luftuar pastrimin e parave në Kosovë. Ky projekt do të mbështetet nga Gjermania.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Lufta kundër pastrimit të parave. Sot nisëm një projekt Gjermani – Kosovë të udhëhequr nga IRZ gjermane për të mbështetur Kosovën në ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë të rëndësishme. Shumë falënderime shkojnë për kryeministrin Albin Kurti i cili takoi delegacionin e IRZ-së të udhëhequr nga Drejtori Menaxhues Dr Bachler”.

Kujtojmë se Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) u krijua në 1992 me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë (BMJ) si një shoqatë jofitimprurëse e regjistruar me seli në Bon.

Themelimit i kanë paraprirë kërkesa, me të cilat vendet e atëhershme në tranzicion të Evropës Qendrore, Lindore dhe pjesërisht edhe Juglindore i kërkuan BMJ-së mbështetje në reformat e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img