6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Me këto ushqime dhe pije nuk do të keni fryerje të barkut

Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangjen e fryerjes dhe ngërçeve.

Nëse keni fryerje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë.

“Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz

Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore. Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.

Çaj Nana

“Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejz, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.

Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.

Farat e koprës

Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat.Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.

Uthulla e mollës

Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin. Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img