2.9 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

“Më keq sesa intervenimi është veç zmbrapsja”, Matoshi tregon si të veprohet tash e tutje me veriun

Analisti dhe gazetari Halil Matoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës teksa ka thënë se më keq se intervenimi është vetëm zmbrapsja. Ai ka dhënë disa opsione se çfarë duhet të bëjnë opozitarët e pushtetarët pas ndodhive të fundit në veri.

Matoshi në Facebook’un e tij ka thënë se politikanët dhe qeveria duhet të sillen me përgjegjshmëri dhe kujdes për ta rikthyer besimin e qytetarëve në veri dhe t’i riparojnë përplasjet me partnerët strategjikë, SHBA-të, NATO-n e BE-në nëpërmjet zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, shkruan Paparaci.com.

“Qeveria e Kosovës por edhe politikanët e opozitës duhet me u sjellë me përgjegjshmëni dhe kujdes maksimal e racionalitet për me e rikthy besimin e qytetarëve serbë në veri të vendit, tue i mbrojtë të drejtat e njeriut dhe liritë civile si dhe me i riparu përplasjet me partnerët strategjikë (ShBA-në, NATO-n dhe BE-në) tue u zotue se ka me e zbatu Marrëveshjën e Ohrit me përpikmëni e pa obstruksione.”, ka thënë Matoshi.

Së dyti, Matoshi është shprehur se Policia po i trajton qytetarët në veri dhe të drejtat e liritë e tyre si pronën e tyre, për çka shpreh lavde.

“Policia e Kosovës deri më tash, po i trajton qytetarët atje dhe të drejtat e liritë e tyne, si dhe pronën e tyne, në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme për çka duhet lavdue!”, ka thënë Matoshi.

Ai gjithashtu është shprehur se operacioni do ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sipas tij, Vuçiq duhet t’i inkurajojë serbët e katër komunave veriore të kthehen në institucione.

Matoshi ka pikëpamjen se Serbia duhet të pranojë se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe Kosova duhet të pranojë zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore.

“Besohet se Operacioni i djeshëm ka me e përshpejtu zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit, pra kthimi në legalitet i procedurave Kushtetuese për themelimin e Asociacionit nga ana e Qeverisë kosovare, kurse Aleksandar Vučić duhet t’i inkurajojë serbët e katër komunave veriore të Kosovës që të kthehen në institucionet e ligjshme të shtetit kosovar përfshi edhe pranimin e rendit simbolik të tij në veri. Pra Serbia e pranon realitetin se nuk ka me pasë një Republika Srpska të dytë në Kosovë, pra Jo Asociacin me kompetenca ekzekutive, kurse Kosova pranon zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin vendor në katër komunat veriore në afat optimal për tre muej, që do të kishin legjitimitet popullor e demokratik.”, thotë Matoshi.

Ai në fund ka thënë se objektet komunale në veri do të duhej të siguroheshin nga KFOR-i.

“Në ndërkohë në objektet komunale do të duhej të siguroheshin nga KFOR-i e politika të mendonte për nji funksionalitet me nji pushtet mikst – transicioni – të kombinuet, kryetarët aktualë me ekspertë, drejtori me pjesëtarë të komunitetit serb si shumicë dhe me mbikqyrës të BE-së (misioni Eulex);”, ka thënë Matoshi. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img