Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka befasuar me dukjen edhe gjatë vizitës në Turqi. Ai i ka shkuar në takim homologut të tij turk me kravatë flutur dhe “kaubojka”, raporton Express.
Fotografitë nga ky takim i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë, derisa ka dhënë detaje për vizitën e ministrit.
Paraqitjet e Latifit kanë qenë të rralla javëve të fundit. Madje, për këtë edhe është kritikuar.
Ndryshe, nuk është hera e parë që ministri i Shëndetësisë, ky apo ai para tij, janë komentuar për dukjen e tyre.
Paraardhësi i Latifit, Arben Vitia, ishte komentuar shumë për “mindilin” e tij që e bartte në setër./Express