Site icon PrishtinaPress

“Më ka torturuar deri sa e kam humbur vetëdijen”, ish i burgosuri tregon tmerret që ka përjetuar nga Dragisha Milenkoviq

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka rrëfyer për tmerret që ka përjetuar nga, Dragisha Milenkoviq, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në Burgun e Prishtinës, i cili tash po hetohet për krime lufte.

Gjatë ditës së enjte, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ia ka caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim, Milenkoviqit.

Ai dyshohet se torturoi të burgosurit shqiptarë dhe për këtë ka rrëfyer, Zogaj, duke theksuar se Milekoviq ka qenë njëri nga gardianët më të tmershëm. Gjithashtu, Zogaj ka treguar për momentet e torturës që ia ka bërë, Milenkoviqi.

“Ka qenë njëri nga gardianët më të tmerrshëm, jo vetëm me mua por edhe me të burgosurit tjerë politik. Por, në veçanti mund të flasë për vetën, për maltretimet dhe për tortuarat që kam pasur me të. Bile për ta cekur një rast, ku më ka nxjerur nga dhoma dhe atëherë e përdroshin një strategji gardianët serbë, i torturonin të burgosurit në korridor për të jau shti tmerrin të burgosurve të tjerë. Dhe kështu edhe mua më ka terhjekur nga dhoma dhe, për afër një orë më ka torutuar në mënyrë më ç’njerëzore deri sa, disa herë, e kam humbur vetëdijen dhe ka lagur me ujë për të ma kthyer vetëdijen dhe, më ka kthyer në dhomë. Në momentin kur jam kthyer në dhomë një shok që isha së bashku më të në dhomë nga tmerri që kishte dëgjuar, nga goditjet ndaj meje, nuk mund ta shihjna, sepse gjatë gjtihë kohës kishte pirë duhan dhe dhoma ishte mbushur e tëra në tym për shkak të sikletit që kishte dëgjaur se çka që më bëhëj mua”, ka thënë Zogaj në RTV Dukagjini.

Exit mobile version